Thaçi i gëzohet vlerësimit të Obamas: Përgjithmonë mirënjohës!

PUBLIKUAR

Kreu i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, ka thënë se e mirëpret dhe e çmon lartë përkrahjen e shprehur për Kosovën nga presidenti Barack Obama, me rastin e pranimit të kredencialeve të ambasadores së re të Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Lidershipi politik i Kosovës dhe vetë populli i Kosovës, vazhdon të tregojë pjekuri politike. Vlerësimi që e marrim nga miqtë dhe përkrahësit për angazhimin tonë për paqe dhe bashkëpunim, edhe kur kjo nënkupton marrjen e vendimeve të vështira, është inkurajim për të vazhduar rrugën tonë, por edhe konfirmim i marrëdhënies speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përgjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...