Denoncimi i pazakontë i një shqiptari: Policia më grabiti rakinë, turshitë dhe specat djegës

PUBLIKUAR

Një qytetar nga Elbasani ka akuzuar policinë se i ka grabitur rakinë, turshitë, reçelin e specat djegës. Janë 400 litra raki që ai pretendon se janë marrë nga disa efektivë të policisë.

Ramazan Rreshka thotë se rreth orës 12 pas mesnatës policët hyjnë në shtëpinë e tij pa autorizim dhe me dhunë.

Pasi nuk kanë gjetur asgjë të paligjshme, i kanë sekuestruar rakinë dhe prodhimet e tjera ushqimore, pa harruar specin djegës.

Me të zbardhur dita Rreshka i është drejtuar policisë së Elbasanit, por nuk ka marrë përgjigje. Në të kundërt, policia ka ushtruar edhe sot kontroll në shtëpinë e tij dhe ka ndaluar vajzën dhe dhëndrin e Ramazan Rreshkës, por pa dhënë sqarime mbi arsyet. /Lapsi.al/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...