Ja çfarë thotë Murat Meha për “dy kufijtë e tij”

PUBLIKUAR

Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha, ka reaguar ndaj shkrimit të para dy ditëve në të cilin thuhet se Murat Meha nuk i njeh ata kufij që, në kapacitetin prej shkencëtari, ia kishte përshkruar Kosovës para luftës, në të cilin shtohej se tash si zyrtar ia njeh shtetit një territor më të tkurrur.

Për të lexuar shkrimin e plotë ndaj të cilit ka reaguar Murat Meha, klikoniKËTU

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të Murat Mehës:

 

“Dy kufijtë e Murat Mehes”

“Rilindja” 1998, botuese e Hartës tematike të Kosovës në përpjesën 1:200 000,

Harta tematike e Kosovës në përpjesën 1:200 000, e botuar në vitin 1998 nga “Rilindja”, është punuar në bashkëpunim me Prof. Asllan Pushka(i ndjerë), Prof. Rexhep Doçi dhe unë Murat Meha.
Harta është punë kabinetike, kurse toponimet janë hulumtuar aq sa kanë lejuar kushtet sepse kishte rrezikshmëri të lartë personale dhe për familje.
Kjo hartë është punuar me kërkesën e atëhershme nga udhëheqja Kosovare, e kohës e vendosur në Tiranë për dy qëllime:
– qe të kemi një dokument-hartë në tavolinë, për diskutime lidhur me territorin e Kosovës,

– qe të i shërbej UÇK-së dhe mjeteve të informimit për prezantimin e zhvillimit të ngjarjeve në terren.

Qëllimet e cekura, harta i ka arritur plotësisht në ate përudhë kohore.
Kufiri i Kosovës në këtë hartë është i vizatuar, jo i sakët dhe atëherë i pa verifikuar. Kjo qartëson se ishte kufi i vizatuar në hartë, jo i përpiluar sipas standardeve hartografike prandaj ka mospërputhje me vijën e kufirit zyrtar.
Hartat e kësaj përpjese të imët 1:200 000, në të cilën 1cm në hartë ka 2km në terren dhe të ngjashme nuk përdoren për punime me saktësi. Bashkëpunëtoret e punimit të kësaj harte ishim dhe jemi të kënaqur me kontributin qe e ofroj kjo hartë në kohen e vetë.
Për rikonfirmimin e vijës administrative të Krahinës se atëhershme të Kosovës tani e Republikës së Kosovës, mund të përdorët vetëm dokumentacioni zyrtar. Dokumentacioni zyrtar për vijën kufitare e ka burimin në gjeoinformacionin dhe hartat zyrtare të institucioneve të Republikës se Kosovës, në zyrën e Kadastrit, të Urbanizmit, dhe të Pronës në Komunën e Pejës. Secili qytetar qe dëshiron ta vërtetoj se ku është vija kufitare Kosovë-Mal i Zi i bazuar në dokumentacionin zyrtar, e lusim qe t’i vizitoj këto institucione në Komunën e Pejës. Me respekt(sic)
/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, procesohen 13 nga 47 vendvotime

Ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike...

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...