Jahjaga thirrje autoriteteve përgjegjëse që ta gjejnë vrasësin e Diana Kastratit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...
 Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim që shteti t’i paguaj dëmshpërblim familes së të ndjerës, Diana Kastrati, e vrarë para disa vitësh nga ish-bashkëshorti i saj.

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mirëpritur këtë vendim, derisa, u ka bërë thirrje autoriteteve që të gjejnë vrasësin e Dianës dhe ta ekstradojnë atë në Kosovë, transmeton Indeksonline.

“Gjykata Themelore në Prizren paska korrigjuar gabimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me vendimin që shteti t’i paguajë dëmshpërblim familjes të së ndjerës, Diana Kastrati, për shkak të neglizhimit të rastit të saj. Mirëpres këtë vendim dhe u bëjë thirrje autoriteteve përgjegjëse që, në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtar, ta gjejnë vrasësin e Dianës dhe ta ekstradojnë atë në Kosovë për të marrë dënimin e merituar.

Shpresoj se për rastet e raportuara të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, institucionet e drejtësisë të mos kenë nevojë ta korrigjojnë njëri-tjetrin, por të veprojnë me kohe!
Mbrojtja nga dhuna është e drejtë bazike e secilit qytetar të Kosovës dhe duhet të garantohet si e tillë”, ka shkruar mes të tjerash ajo në facebook./Indeksonline

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...