Reagon Haxhiu: Grabovci mendjen e ka te pushteti

PUBLIKUAR

Adem Grabovci njësoj si edhe drejtuesit e tjerë të qeverisë dhe koalicionit, mendjen e ka vetëm te pushteti dhe interesat personale – ata mendojnë qe secili është si ta, pra që secili e sheh politikën vetëm si mënyrë për pasurim personal.

Kështu mendon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

“Kështu na kanë thënë edhe në rastin e protestave kundër Jabllanoviqit, por të gjithë e panë që në momentin që Jabllanoviq u shkarkua, protestat u ndalën. Le ta tërheqë Qeveria nënshkrimin nga krijimi i “Zajednicës” dhe do ta shohin që nuk do të ketë protesta. Por, derisa qeveria e ka lidhur aq shumë veten me “Zajednicën”, rënia e njërës po bëhet e pamundshme pa rënien e tjetrës”, deklaroi për Telegrafin Haxhiu.

Ndryshe Adem Grabovci në një intervistë për Info-Box të TV Dukagjinit tha se opozita po i shfrytëzon protestat për interesa të veta dhe jo të qytetarëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...