Rashiti: Kosovës i mungojnë ambasadorët për lobim rreth UNESCO-s

PUBLIKUAR

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO duhet të jetë lart në agjendën e presidentes Jahjaga. Ajo dhe MPJ nuk duhet të vonohen në dekretimin e ambasadorëve në disa vende, në këtë fazë kyçe të lobimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Kështu vlerëson analisti Naim Rashiti, i cili thotë se Beogradi ka mobilizuar tërë diplomacinë e vet kundër Kosovës, kurse diplomatët tanë ende nuk janë në detyrë për të lobuar.

Lexojeni të plotë deklaratën e plotë të tij në Facebook

“Në këta muajt e fundit kam pasur shumë takime në disa kryeqytete evropiane, ku shkarazi kam biseduar edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Proces shumë i rëndësishëm, i cili nëse arrihet, do të demolojë votën dhe lobimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare. Ekipi i Ministrisë së Jashtme me ndihmën e vendeve mike ka bërë punë të shkëlqyer. Vizita e Presidentes Jahjaga në New York dhe takimet e shtatorit në OKB, janë mundësi shumë e mirë për të lobuar dhe siguruar votat; anëtarësimi në UNESCO duhet të jetë lart në agjendën e Presidentes. Megjithatë ka diçka që Presidenca dhe Ministria e Jashtme nuk e kanë menaxhuar mirë, në fakt janë vonuar shumë. Dekretimin e ambasadorëve në disa vende dhe rajone shumë të rëndësishme. Në fazën kyçe të lobimit, mungojnë ambasadorët në Japoni, Zvicër, Panama, New York. Ambasadori në Paris, Kullashi është në ikje e sipër dhe ende nuk është emëruar/dekretuar zëvendësuesi. Zyrtar të një qeverie evropiane përkrahëse të madhe të anëtarësimit të Kosovës të cilët po lobonin shumë në Azi e Paqësor, u shprehën të mllefosur se si Kosova nuk po bën asgjë në atë pjesë. Ambasada e atij vendi në Tokio kishte provuar të takohej me ambasadorin tonë në Tokio; ku në fakt nuk ka ambasador. Nuk i arsyet e vonesave, por e di që derisa Beogradi ka mobilizuar tërë diplomacinë e vet kundër Kosovës, diplomatët tanë ende nuk janë në detyrë për të lobuar. Prandaj, Presidentja duhet me urgjencë të dekretojë ambasadorët në Zvicër, Japoni, Panama dhe Ministria e Jashtme e Presidenca të bëjnë emërimet tjera me shpejtësi për vendet tjera, po aq me prioritet, Paris, etj. Mos u vononi…”, ka shkruar analisti dhe njohësi i çështjeve ballkanike të sigurisë, Naim Rashiti, në FB. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, procesohen 13 nga 47 vendvotime

Ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike...

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...