Fillojnë thashethemet për iPhone 7, me procesorin A10

PUBLIKUAR

iPhone 6S i ri ende nuk ka nisur ndërsa tashmë kanë filluar edhe thashethemet në lidhje me zëvendësimin e tij, iPhone 7.

iPhone i fundit nga Apple vjen me një procesor të ri, përkatësisht Apple A9, ndërsa kompania amerikane është gjithashtu duke e lansuar procesorit të ri – Apple A9x në tabletin e ri iPad Pro.

Sipas një raporti të fundit, Apple tashmë është duke menduar për zëvendësimin e krijuesit të procesorit të saj, Apple A10 dhe kjo duket se do të bëhet ekskluzivisht nga TSMC me një proces të prodhimit prej 16nm.

Apple A10 do të përdorë arkitekturën e re InFO që është shkurtesë për Integrated Fan Out, që me sa duket do të lejojë procesorin e ri të kompanisë A10 të prodhohet në SiP apo System in a Package.

TSMC me sa duket do të fillojë prodhimin e procesorit të ri Apple A10 në mars të vitit 2016.

Megjithatë, ende nuk pritet asgjë e re dhe jo më shumë detaje rreth iPhone-it të ri, gjeneratës iPhone 7 deri vitin e ardhshëm, sepse iPhone 6S dhe 6S Plus do të fillojnë të shitet më vonë këtë muaj në 25 shtator. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...