Çiljeta: Dua t’a zvogëloj gjoksin (Foto)

PUBLIKUAR

Në një intervistë për Gazetarin, Arian Çani mbrëmë në nisje të sezonit të ri të emisionit “Zonë e Lirë” Çiljeta Xhilaga i ka habitur të gjithë kur ka deklaruar se në një të ardhme mund të ndërhyjë në gjoks.

Çili nuk ka ndërmend që ta zmadhojë siç dëshirojnë sot shumë femra të ekranit, por ajo dëshiron ta zvoglojë të paktën dy numra.

Këngëtarja e hitit “Gangsta Love” ka thënë se shpesh herë gjoksi i saj e bën të vihet në siklet dhe të ketë turp. Kjo gjë më bezdis, pasi me jep edhe problem me shtyllën kurrizore dhe qëndrimin drejt – shtoi Çiljeta. Ndaj mos u çudisni kur një ditë ta shikoni Çiljetën me gjoks më të vogël.

Në këtë intervistë Çiljeta ka folur edhe për largimin nga politika dhe rikthimin në karrierën e saj muzikore në të cilën ka vendosur të investohet më shumë, pasi edhe fansta e saj presin të njëjtën gjë. Sa i përket këngës “Gangsta Love” ajo tha se historia e fabulës do të vazhdojë edhe vitin tjetër duke i zhvendosur ngjarjet në një vend tjetër. /Telegrafi/CiljetaXhilaga

 

SHIKO MË SHUMË

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...

Foto e parë e Albina Kelmendit si shtatëzënë (Foto)

Ditë më parë, këngëtarja e njohur Albina Kelmendi dha lajmin për shtatëzaninë e saj. Interpretuesja...

Elijona rikthehet në rrjete sociale, shijon pushimet në Egjipt

Elijona Binakaj është rikthyer në rrjete sociale, me disa postime nga pushimet. Ajo ka marrë...