Për nëntë muaj, dy njohje

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, gjatë nëntë muajve sa është në detyrën e kryediplomatit ka arritur t’i sjellë Kosovës njohjen nga vetëm dy shtete, Antiguar dhe Barbuda si dhe Niue (shtet joanëtar i OKB-së).

Subjektet opozitare dhe analistët e kritikojnë Thaçin për dështim në sjelljen e njohjeve, ndërsa thonë se ai po e shfrytëzon postin e ministrit të Punëve të Jashtme për promovim personal dhe për ta përgatitur “terrenin” para bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të vendit.

Opozitarët, madje, thonë se Kosova nuk e di saktësisht nga sa shtete është njohur dhe çfarë ka ndodhur me disa njohje, të cilat më pas janë kontestuar.

Gazeta gjatë ditës ka tentuar të marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme rreth kësaj çështjeje dhe rreth njohjeve të reja, megjithatë kjo Ministri vazhdon të qëndrojë e mbyllur për medie. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...