Të miturit në Shqipëri janë të pambrojtur nga përdorimi i alkoolit, duhanit apo drogës.
Në vendin tonë është shumë e lehtë që një fëmijë të blejë pije alkoolike, duhan apo të luajë lojëra fati. Mjafton që ai të ketë para për të paguar.
Këtë e ka dokumentuar emisioni investigativ “Fiks Fare”, që trajton këtë të mërkurë dhe të enjten problemin e rrezikut me të cilin përballen të miturit, transmeton TCH.
Nga investigimet e kryera në terren përmes kamerave të fshehta dhe jo vetëm rezulton se, askush nuk e ndalon tregtimin e këtyre produkteve për të rinjtë nën moshën 18 vjeç.


