Berisha: Pas vrasjeve në Prizren qëndrojnë njerëzit që e kanë kap shtetin

PUBLIKUAR

Deputeti i NISMA-s nga Prizreni, Zafir Berisha, është shprehur i dëshpëruar për vrasjen që ndodhi para disa ditësh në Prizren, për shkak të fajdeve dhe haraçit.

Berisha ka shkruar në rrjetin social Facebook se mbas vrasjes së fundit në Prizren qëndrojnë njerëz që e kanë kapur shtetin.

“Përfundimisht po bindem se mbas vrasjeve në qytetin tim qëndrojnë fundërrinat qe e kanë kap shtetin dhe segmentin e drejtësisë… Nëse një komandant policie në Prizren thotë se drejtësia liron nga ndjekja dhe burgu njeriun me 150 vepra penale, atëherë shtrohet pyetja: a ka ligje ne ketë vend, a ka Ministri te Drejtësisë ky vend, a ka Qeveri ky vend. Veproni sa nuk është vonë sepse kjo katrahurë do te vazhdoi edhe më keq”, ka shkruar Berisha.

SHIKO MË SHUMË

Policia njofton për dy raste të dhunës në familje, një grua dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për dy raste...

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...