Si ta shikoni ngjarjen e Apple / iPhone 6S drejtpërdrejtë?

PUBLIKUAR

Është koha për rikthyer në shfletuesin Safari të Apple përsëri, me sa duket.

Në qoftë se ju doni ta shihni ngjarjen e Apple në internet, e cila mbahet nesër më 9 shtator këtë ju do të duhet ta bëni nëpërmjet iPhone, iPad, iPod touch ose Mac me shfletuesin e Apple – ose për befasinë tuaj këtë do të mund ta bëni edhe nëpërmjet shfletuesit më të ri në Windows 10 – Microsoft Edge.

Ju gjithashtu mund ta qaseni në live stream në ngjarjen e cila fillon në ora 10 paradite, sipas kohës së Paqësorit, nëpërmjet Apple TV.

Ose, në qoftë se ju më përpara preferoni të lexoni për ngjarjen e Apple nga një gazetar që bën blogim të drejtpërdrejtë të mërkurën, atëherë keni disa mundësi të tilla, duke e përfshirë edhe Telegrafin, i cili do të ju sjell lajmet e fundit nga burimet e ndryshme dhe mediat globale që janë në vend të ngjarjes.

Apple pritet t’i lansojë zyartisht nesër modelet e reja të iPhone 6s dhe 6S Plus, telefonat e rinj me procesorë më të shpejtë, kamerë më të mirë dhe të përmirësuar si dhe ndjeshmërinë më të mirë të ekranit, duke përfshirë edhe Force Touch, trupin me material më të fortë nga alumini dhe dizajn mbase pak më të freskuar sesa modelet ekzistuese. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...