iPhone 7 do të jetë iPhone më i hollë ndonjëherë

PUBLIKUAR

Edhepse është herët të flitet për iPhone 7 kur iPhone 6S është ende i pa-lansuar, analistët e produkteve të Apple kanë deklaruar se iPhone 7 do të jetë iPhone më i hollë që ka prodhuar kompania teknologjike deri më sot.

iPhone 7 sipas kësaj informate, thuhet të jetë 6.0 deri 6.5 milimetra i hollë. Predikimi vjen nga analistët e KGI Securities, sipas të cilëve iPhone 7 do të jetë në të njejtën hollësi me iPad Air 2 dhe iPod touch.

iPhone 6S pritet të jetë i hollë përkundër baterisë 7000 series aluminum që Apple thuhet se e ka përdorur, ndërkohë që iPhone 6 është 6.9 milimetra.

Ngjarja mediale nga Apple për lajmërimin e produkteve të reja do të mbahet më 7 shtator, ku kompania do të lajmëroj produktet e reja të të gjitha linjave. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...