Zemaj nuk tregon se a do ta votojë ose jo Thaçin për president

PUBLIKUAR

“Është një përbërje e Qeverisë me njerëz me të kaluar të dyshimtë që nuk i kanë bërë nder Kosovës në asnjë periudhë historike të saj dhe sidomos njerëz që kanë vrarë shqiptarë në forma të ndryshme si ata serbë, si këta shqiptarë”, pati deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ditën kur ishte votuar koalicioni qeverisës në mes partisë së Thaçit dhe Mustafës.

Por, refuzimi i Zemajt për marrëveshjen për koalicion në mes PDK- LDK, si duket nuk ka mbetur i fuqishëm sikur ka qenë në ditët e para të formimit të Qeverisë së Kosovës.

Ai në emisionin “Info- Box” të TV Dukagjini, i pyetur rreth asaj se a do ta votonte për president të Kosovës, Hashim Thaçin, ai nuk ka pranuar të përgjigjet në këtë pyetje, duke theksuar se do të pres kur të vijë koha.

Zemaj ka thënë se çdo deputet e ka të drejtën ta jap vendimin e vet, dhe se sipas tij, kur të vijë koha do ta tregon qëndrimin e tij.

“Asnjëherë nuk jam fshehur përballë asnjë vendimi. Unë qëndrimin për koalicionin atë kohë e kam dhënë qysh në fillim, kur është votuar në Kuvend.. Nuk jam i thirrur që t’i komentojë vendimet të cilat do t’i marrë pas një kohe”, ka shtuar ai.

Zemaj nuk e sheh si tragjike nëse vendi do ta shkonte në zgjedhje, duke shtuar se zgjedhjet sipas tij, janë procese demokratike përmes të cilave tregohet vullneti i popullit dhe se “LDK-ja është e gatshme që sot të shkojë në zgjedhje”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...