Universitetet e lodhëta

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Mosakreditimi i tri universiteteve publike në Kosovë nga Këshilli Shtetëror për Cilësi (KSHC) do të duhej të shërbente si alarm për cilësinë e dobët në këto institucione publike arsimore dhe jo të lëshohen akuza të rënda nga qeveritarët në drejtim të anëtarëve të Këshillit. Kështu vlerësojnë ekspertët e arsimit në vend një ditë pas vendimit të KSHC-së, ku Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë nuk do t’u lejohet regjistrimi i studentëve të rinj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Duke u bazuar në rekomandimet e raportit të ekspertëve ndërkombëtarë për tërheqje të akreditimit institucional, përveç universiteteve publike, KSHC-ja ka marrë vendim të mos i akreditojë edhe disa institucione private si: “Fama”, “Iliria”, “Tempulli” dhe “Kosova Art Academy”, ndërsa kolegji “Biznesi” dhe “Juridica” nuk kanë aplikuar fare, që nënkupton se nuk do të kenë akreditim gjatë këtij viti.

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të KSHC-së, duke akuzuar se ka dallavere dhe mafi në këtë institucionshkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Pas këtyre akuzave është kundërpërgjigjur KSHC-ja nëpërmjet një komunikate për medie, duke deklaruar se janë të shqetësuar, siç kanë thënë ata, për manipulimin e opinionit publik dhe përdorimin e vendimeve të tyre për lojë politike. ..

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...