Zyra e BE’së kërkon të respektohet vendimi për Universitetet, ia tërheqin vërejtjen Haradinajt

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Zyra e BE’së në Kosovë kërkon që politika t’i mbajë duart larg nga pavarësia e Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Vendimin për mos akreditim të tri universiteteve publike, nga kjo Zyrë e shohin si vendim të drejtë, që me shpresë do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i ka tërhequr vërejtjen kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt, pasi që ky i fundit ka paralajmëruar veprime ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, institucion ky që vendosi të mos akreditojë për vitin e ardhshëm akademik Universitetin e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga Zyra e BE-së thonë që duhet të respektohet vendimi i KSHC-së si një institucion i pavarur, sidomos nga akterët politik.

“Ky vendim ishte i vështirë, por i drejtë dhe në përputhje me mandatin e Agjencisë për të siguruar arsimin më cilësor. BE mbështet fuqishëm rolin dhe pavarësinë e agjencisë së akreditimit të Kosovës. Vendimet e saj duhet të respektohen nga të gjithë aktorët e interesuar, në veçanti nga niveli politik”, thuhet në përgjigje.

Qëllim kryesor sipas përfaqësuesve të BE-së në Kosovë duhet të jetë kualiteti i lartë i arsimimit për të gjithë studentët, duke thënë se mbesin me shpresë që vendimi i marrë nga KSHC të nxis universitetet për të përmirësuar cilësinë.

“Ajo që është qëllim kryesor, është  arritja e një kualiteti më të lartë të arsimit të lartë për të gjithë studentët në Kosovë. Ky vendim me shpresë do të hapë rrugën për këto universitete që të përmirësojnë cilësinë e performancës së tyre dhe shërbimet e tyre për studentët”, potencojnë nga zyra e Nataliya Apostolovës.

Ata thonë se janë në dijeni që një vendim i tillë do të ketë ndikim në regjistrimin e studentëve për vitin e ardhshëm akademik, duke shtuar se këto universitete do të vazhdojnë të operojnë me studentët të cilët tashmë janë regjistruar.

“Më 15 korrik, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), ka marrë vendimin për të ndaluar akreditimin e tre universiteteve publike dhe katër kolegjeve private. Ky vendim do të ketë ndikim në regjistrimin e studentëve për vitin e ardhshëm akademik. Ne kuptojmë se këto universitete do të vazhdojnë të funksionojnë dhe që studentët e regjistruar tashmë do të vazhdojnë pa ndërprerje me vitin e ardhshëm akademik”, përfundon përgjigja e Zyrës së BE-së dhënë Gazetës Express.

Derisa dje Haradinaj kishte lëshuar vetëm një reagim në profilin e tij në facebook, ku paralajmëronte veprime ndaj vendimit të KSHC-së, në një konferencë për media të mbajtur sot ka qenë edhe më i ashpër, duke e quajtur Këshillin Shtetëror të Cilësisë si grup mafioz e mercenar , të cilët po i mbyllin universitetet publike për t’iu çuar studentë atyre private.

“Ky është një lloj krimi, kur dikush ka arrogancë me iu thanë krejt këtyre fëmijëve. Ndoshta kanë edhe dallavere me universitetet private, dhe në emër të cilësisë i mbyllin këto universitetet, për me shkue tek privatët.  Nuk mundesh me i lanë fëmijët. Në këtë Kosovë nuk punohet kështu. Nuk jemi krejt mercenar në këtë vend. Na dhemb çka ndodhë në këtë vend”, ka thënë sot Haradinaj.

Reagime për mos akreditim ka pasur edhe nga vetë universitetet respektive.

Një reagim i lëshuar nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është bërë lajm në media për gabimet e shumta drejtshkrimore, dhe jo për mesazhin që dërgonte.

“Universiteti ”Haxhi Zeka” në Pejë e njofton opinion publik që pavarësisht vendimeve që do t’i pranojë ditëve në vijim, për mbylljen e këtij institucioni nuk mund të vendosë askush tjetër përpos Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë”, thuhet në reagimin e përmirësuar të këtij universiteti.

Përveç tre universiteteve publike nuk janë akredituar edhe katër universitet tjera private në Kosovës. Ky vendim është marrë pas këshillimit nga ekspertët ndërkombëtarë që janë pjesë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...