Kryetari i Suharekës, paralajmëron zero tolerancë ndaj projekteve të dobëta në këtë komunë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka filluar që të verifikoj punimet e projekteve të ndryshme që janë duke u bërë në këtë komunë nga pune kryerësit.

Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të toleroj asnjë punë e cila nuk është kryer siç duhet në këtë komunë.

Ai po ashtu tregoi se i ka njoftuar menaxherët dhe mbikëqyrësit e projekteve që t’i mbikëqyrin dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit të punës.

Në takim sot i kam njoftuar menaxherët dhe mbikëqyrësit e projekteve, që të gjithë operatorët ekonomik që janë në realizim e sipër të projekteve, t’i mbikëqyrin dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit. Publikisht e deklaroj, se nuk do të ketë tolerime dhe po ashtu u kam kërkuar që një gjë të tillë të mos e tolerojnë as ata. Unë si zakonisht, do të jem në teren dhe nuk do të toleroj më cilësi të dobët të punimeve”, ka shkruar në Facebook, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ndryshe, një ditë më parë Muharremaj ka anuluar punimet në rrugën “Qeshmja e Cufës”, për shkak të cilësisë së dobët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...