Sa herë që mendoni për dinozaur, mbase ju shkon mendja për ndonjë zvarranik të madh të mbuluar me luspa.
Në fakt, ky perceptim ndikohet nga filmi “Jurasic Park”, që ka filluar të shfaqet në fillim viteve ‘90-të.
Por, hulumtuesit në Australian Geographic dhe RiAus, konsiderojnë se dinozaurët kishin pupla dhe dukeshin si pula gjigante. Madje, hulumtuesit nga RiAus kanë thënë se 40 për qind e dinozaurëve kanë pasur mundësi të fluturojnë, transmeton Telegrafi.
Shumica e puplave të tyre ishin për të mbajtur nxehtësinë dhe për të frikësuar dinozaurët tjerë.
“Shumica prej tyre, sigurisht se janë dukur si shpendët e sotëm, por me madhësi enorme”, ka thënë John Picnell nga Australian Geographic.
Në fakt, edhe më herët është thënë se pulat janë trashëgimtarët më të afërt të dinozaurëve, sidomos T-REX-it. /Telegrafi/



