Nëna e dy fëmijëve, ka mbetur e shokuar kur e ka hequr orën e Apple e ka parë shenjat e djegies në lëkurë.
Annie Hoang e ka kthyer orën e saj Apple Sport prapa, tek dyqani ku ishte blerë në Couqitlam të British Columbia.
Gruaja 48-vjeçare kishte qenë në një udhëtim të gjatë, e ora që i është ekspozuar diellit është nxehur jashtë mase dhe ia ka djegur lëkurën.
Orën e zgjuar që kushton 502 dollarë, Hoang ka dashur ta kthejë prapa dhe të kërkojë dëmshpërblim.
Por, zyrtarë nga kompania Apple, kanë gjetur një arsyetim të veçantë, transmeton Telegrafi.
“Nuk e keni mbajtur orën si duhet. E keni shtrënguar shumë për dorë dhe e keni ekspozuar gjatë në diell”, ka qenë arsyetimi i zyrtarëve të kompanisë Apple.
Si duket Hong nuk është e vetmja që ankohet për nxehtësinë që lëshon kjo orë. Në rrjetet sociale janë postuar fotografi të shumta, që tregojnë për efektin negativ të kësaj ore të zgjuar. /Telegrafi/


