Flet fotografja që realizoi foton që preku botën: Gjaku mu ngri (Video)

PUBLIKUAR

Fotografja Nilüfer Demir ka shpjeguat momentin kur ka realizuar fotografinë që tronditi botën, duke shfaqur një fëmijë të vogël sirianë, të vdekur në bregdetin turk, në tentimin për të shkuar në Greqi.

“Në momentin kur pashë trevjeçarin Aylan Kurdi, u tmerrova”, ka thënë ajo. “Gjaku mu ngri”.

Sipas saj, në atë moment ka vendosur të realizojë foton, në mënyrë që bota të dëgjoj zërin e tij.

“Nuk mund të bëja asgjë. Mendoja se mund të bëja diçka vetëm me fotografi”, ka shtuar ajo, transmeton Telegrafi.

Ajo ka shpjeguar se në ato çaste është gjetur vëllai i Aylanit, Galip, i cili sipas saj ndodhej rreth 100 metra larg tij.

“Mendoja se me foto mund të flisja për këtë tragjedi”, ka theksuar ajo. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...