Mungesa e artikujve në Veri – Haradinaj thotë se gjithçka është e inskenuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar pas mbledhjes së Qeverisë, lajmet se komunat veriore të vendit pas vendosjes së taksës prej 100 për qind po përballen me krizë humanitare, shkruan Gazeta Express.

I pari i Qeverisë tha se janë në dijeni që tre javë për këtë plan të cilin e ka quajtur të improvizuar.

“Nëse e marrim periudhën e dimrit kur ka pas borë e ska pas rrugë alternative funksionale, ska pasë rrugë alternative funksionale, ka pasë produkte edhe tani ne jemi në dijeni dy tri javë përpara për këtë plan të tillë të improvizimit të një krize humanitare, duke i bartë produktet nëpër shtëpia, nëpër objekte tjera, kemi edhe prova të këtij skenari, njerëzit e involvuar”, tha kryeministri.

Haradinaj shtoi se nuk ka mungesë të asnjë produkti.

“Ne nuk do të lejojmë që të mungojë asnjë produkt po ashtu do të dekonspirojmë projekte të tilla që janë të çuditshme që nuk i takojnë këtij shekulli. Ne e dimë që target kohë e kanë të enjten që me e akzitivu këtë skenar. Ekziston një tendencë që me na detyru si Kosovë me i mbyll para kontrabandës pra nuk guxojmë me e leju këtë jo për shkak të ndonjë produkti ushqimor”, shtoi ai.

I pari i Qeverisë përmendi edhe rastet e kontrabandimeve në vend.

“Kontrabandistët munden me bartë edhe armë. Ne nuk lejojmë me leju këtë. Kemi pas raste kur policia është sulmu me armë zjarri, policia e zakonshme, doganjerët. Jemi detyru të përforcojmë rendin e ligjit. Ne kemi informacione që familjet kanë pasiguri prej aktiviteteve të tyre kontrabandiste dhe atyre që bëjnë bartje të mallrave”, përfundoi ai.

Gazeta Express dje ka raportuar për këtë temë. Lajmin mund ta lexoni në LINK.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...