Reagon Hoti: Përzierja e Devollëve për ta zgjatur monopolin e homologimit të veturave është skandal

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me letrën që Nataliya Apostolova i ka dërguar Ministrisë së Infrastrukturës për homologimin e veturave.

Shefja e Zyrës së BE-së, i kishte ngritur qysh në korrikun e vitit të kaluar përmes një letre zyrtare. Në atë letër Apostolova me shumë shqetësim i kishte treguar Pal Lekajt, se kishin gjetur se mbajtësit aktualë të monopolit të homologimit, ishin përfshirë edhe në hartimin e Udhëzimit Administrativ No.02/2018 për homologimin. Ajo i kishte kujtuar Lekajt që duhet shmangur çfarëdo konflikti të interesit dhe se një gjë e tillë është edhe në kundërshtim të plotë me politikat e Bashkimit Evropian.

Hoti ka shkruar se Homologimi i automjeteve është mbajtur si monopol për 10 vite, dhe së shpejti skadon kontrata, por Ministri i Infrastrukturës e ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ që mundëson vazhdimin e monopolit.

Hoti është shprehur se kompania Devolli që mban monopolin për Homologimin e automjeteve është e përfshirë në përgatitjen e këtij Udhëzimi Administrativ.

“Skandaloze është përfshirja e kompanisë që mban monopolin tash e 10 vite në përgatitjen e Udhëzimit Administrativ nga ana e Ministrit të Infrastrukturës. Kjo faktohet nga letra e Apostollovës drejtuar Ministrit të Infrastrukturës” tha Avdullah Hoti /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...