Detaje nga zjarri në Gjykatën e Pejës, digjen disa lëndë e kompjuterë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Gjykata Themelore në Pejë përmes një njoftimi për media kanë dhënë detaje për zjarrin që mbrëmë e kaploi këtë objekt, saktësisht zyrën e Shkrimores Civile, raporton Gazeta Express.

Gjykata e Pejës bëri të ditur se ekipet e zjarrëfiksëve dhe policia dolën menjëherë në vend të ngjarjes dhe lokalizuan zjarrin.

“Ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me çka është lokalizuar zjarri, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar”, thuhet në njoftim, derisa është bërë e ditur se si pasojë e zjarrit ka pasë dëme amteriale.

“ Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale në pajisje teknike përfshirë kompjuterë, printer si dhe tavolina dhe karrige. Lëndët që kanë qenë nëpër dollapë nuk janë dëmtuar. Të vetmet lëndë që zjarri i ka prekë kanë qenë disa lëndë me Kërkesa për Shlyerje të Dënimeve si dhe Regjistri i këtyre lëndëve por lëndët bazike të këtyre kërkesave nuk janë dëmtuar pasi që të njëjtat gjenden në arkivin e gjykatës”, shkruhet tutje.

Gjithashtu, u bë e ditur se shkaku i zjarrit është aksidental dhe kjo është bërë e ditur nga hetimi nga ana e zjarrëfiksëve dhe policisë.

“I sigurojmë qytetarët të cilët kanë procedura të hapura civile në Gjykatën tonë se lëndët e tyre nuk janë përfshirë nga zjarri dhe nuk janë të dëmtuara andaj, edhe proceset gjyqësore do të vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë të rregullt. Fatmirësisht, dëmet e shkaktuara janë të natyrës materiale dhe jo shumë të mëdha. Gjykata nuk do të jetë në shërbim të qytetarëve për disa orë në ditën e sotme deri në pastrimin e saj por që kërkesat urgjente do të pranohen. Gjykata do të vazhdojë punën e saj normale pas pastrimit të Gjykatës. Për këtë kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve”./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...