Ermina Lekaj-Përlaskaj: Po mendojmë formimin e një partie shqiptare në Kroaci (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se në bazë të njohurive që kanë mallrat kroate në Kosovë hyjnë përmes Serbisë.

Lekaj-Përlaskaj, në emisionin ”Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se janë duke punuar që kjo gjë në të ardhmen të bëhet direkt nga Kroacia.

“Jemi në bisedime e sipër që në Kosovë të hapet edhe oda ekonomike kroate pasi deri më tani nuk ekziston”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë thotë se edhe me Ministrinë e Kulturës së Kosovës janë duke biseduar që të bashkëpunohet në nivel të gjuhëve.

“Do të hapet Katedra e Gjuhës Shqipe në Zagreb –Albanologjia kurse në Prishtinë do të jetë Kroatistika. Sa herë kam ardhur në Prishtinë kam thënë se në Kosovë duhet të mësohet gjuha kroate sepse jemi të rrethuar nga popuj sllav dhe duhet ta njohim gjuhën e tyre që ta njohim mentalitetin e tyre”.

Lekaj-Përlaskaj thotë se kanë si qëllim edhe formimin e një partie shqiptare në Kroaci pasi ajo thotë që nëse ndryshohet sistemi zgjedhor në Kroaci shqiptarët rrezikojnë të mbesin edhe pa deputeten aktuale.

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë ka thënë se shteteve shqiptare po u mungon komunikimi i mjaftueshëm me diasporën.

Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat u bënë thirrje kosovarëve: Kujdes me kënd lidhni kontratë pune në Kroaci, ka manipulatorë

Ermina Lekaj-Përlaskaj është e lindur në Prizren ku edhe ka mbaruar shkollën fillore dhe atë të mesme.

Në Kroacia ka shkuar për studime ku më pas është punësuar dhe angazhuar në organizatat shqiptare./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...