75 aktakuza për 24 orë KRONIKA

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se në gjithë vendin ka ngritur hiç më pak se 75 aktakuza ndaj 82 personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu me urdhër të prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtë persona për vepra të ndryshme penale, shkruan gazeta “Zëri”.

Prokuroria e Shtetit përmes një komunikate për medie ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë e pesë (75) aktakuza kundër 82 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtë persona për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit prokurori i Shtetit ka bërë pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të kërkesës për ndihmë juridike ndërkombëtare, nga prokuroria gjermane e Landit Saarland, bashkërisht kanë kryer bastisje në disa qendra të quajtura “Call Center” në qytetin e Prishtinës dhe të Ferizajt, me qëllim të zbulimit të fakteve dhe të provave për vepra të mundshme penale. Me rastin e aksionit të bastisjes në qendrat “Call Center” ka pasur sekuestrime të ndryshme.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë një aktvendim mbi zgjerimin e hetimeve kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, nga Neni 422 sipas KPRK-së.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...