PDK tenton sërish ta rrëzojë Haradinajn?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Lutfi Haziri në fillim të vitit kishte deklaruar në Pressing se PDK i ka ofruar që bashkë ta rrezojnë Ramush Haradinajn. Çka do të mbeste nga pushteti, do ta ndanin së bashku. Express merr vesh se PDK dhe ‘kujdestari i PDK’së’, Presidenti Hashim Thaçi, kanë provuar ta bindin sërish Isa Mustafën, duke i çuar fjalë përmes Hazirit, që ta rrëzojnë kryeministrin dhe të bëjnë një marrëveshje bashkë. Ndërkaq vetë Haziri mohon se ka kontaktuar me dikë të PDK’së, duke i këputur shpresat partisë së Kadri Veselit për bashkëpunim.

Përjashto fushatën zgjedhore dhe krijimin e Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur vetëm një vit pa probleme në qeverisje me PDK’në. Pjesa tjetër ka qenë plotë përplasje publike. Madje është raportuar, e këtë e ka pranuar edhe vetë Kryeministri, që për një kohë nuk është takuar fare me kreun e PDK’së, Kadri  Veselin. Nga ana tjetër, PDK duke se ka pasur disa tentativa për t’ia punuar pas shpinës kryeministrit.

Gazeta Express mëson nga burime të mirinformuara se PDK dhe presidenti Hashim Thaçi, përmes nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Hazirit, i kanë kërkuar kreut të LDK’së, Isa Mustafës që bashkë ta rrëzojnë kryeministrin Ramush Haradinaj.

Produkt i këtij bashkëpunimi, sipas kërkesës së PDK’së, do të ishte një marrëveshje që pas mbajtjeve të zgjedhjeve, të formonin koalicion dhe LDK’së t’ia jepnin postin e Kryeministrit.

Ndërkaq, sipas burimeve, më vonë Presidenti Thaçi është takuar në një nga lokalet e Prishtinës me avokatin Besnik Berisha, që është i afërt me Mustafën.

Berisha i ka treguar Thaçit se kreu i LDK’së nuk po e pranonte ofertën e tij dhe të PDK’së për një bashkëpunim të ri.

Express ka kontaktuar të premten Hazirin e ai ka thënë se nuk kanë asnjë kontakt me PDK’në dhe s’do të bashkëpunojnë me partinë që i ka tradhtuar dhe ua ka prishur Qeverinë mandatin e kaluar.

“Nuk kemi bashkëpunim me ata që kanë rrënuar ura. Ata mund të na shohin vetëm në televizor. Po bashkëpunojmë vetëm me opozitën”, ka thënë  Haziri për Express, duke mohuar se ai dhe partia e tij ka pasur ndonjë kontakt me PDK’në.

Për diçka të tillë është raportuar edhe më parë.

Vetë Haziri në janar të këtij viti ka thënë në emisionin Pressing se PDK i ka kërkuar LDK’së rrëzimin e Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Këtë e kishin mohuar zyrtarë të lartë të PDK’së, përfshirë shefin e Grupit Parlementar, Memli Krasniqi, i cili kishte thënë se rrëzimi i Qeverisë kurrë nuk është diskutuar.

“Është e pavërtetë e madhe. Klasike. S’ka se si i thuhet ndryshe”, është shprehur Krasniqi.

Sipas tij, “asnjë njeri i PDK’së me asnjë njeri të LDK’së s’ka folur për ndryshim të qeverisjes”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...