Rriqrat nisin të pickojnë, 682 raste vetëm në Malishevë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes nga rriqrat pasi tanimë kanë nisur të pickojnë.

Sipas IKSHP-së, numri i të pickuarve ka arritur në 682 në Komunën e Malishevës, 274 raste në Suharekë, 177 raste në Klinë dhe 108 në Rahovec si pasojë e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe shtalla, transmeton Indeksonline.

Instituti ka dhënë disa rekomandime se si të mbrohen nga ethet hemorragjike që shkaktohen nga rriqrat.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë kujdes nga rriqrat!
Rriqrat tashmë kanë filluar të pickojnë!
Kujdesuni nga pickimi i rriqnave sepse ato nuk fluturojnë as nuk i afrohen njerëzve!
Përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar që të mbroheni nga Ethet hemorragjike!

Në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes. Numri i të pickuarëve ka arritur në 682 në komunën e Malishevës, 274 raste në komunën e Suharekës, 177 raste në komunën e Klinës dhe 108 në komunën e Rahovecit si pasojē e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe shtalla dhe veshmbathjes jo adekuate.

Kujdesi duhet të jetë i madh nga qytetarët sepse nga pickimi tashmë nje person është diagnostikuar me ethe hemorragjike me gjendje te përkeqësuar klinike.

Tashmë ekipet profesionale po bëjnë repelimin e kafshëve.

Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...