Arrestohet kërcënuesi i djalit të Isa Mustafës?

PUBLIKUAR

Djali i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Besniku kishte bërë të ditur dje se ishte kërcënuar nga një person të cilin ai e quante “aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Sipas Besnikut, personi që e kishte kërcënuar quhej Alban Morina dhe se fjalët e tij kërcënuese ishin këto: “Kena me ju kall me benzin, nga sot po te them ruje koken mos u end shlir”.

Megjithatë, gjatë ditës së djeshme, nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë mohuar akuzat se kërcënimi të ketë ardhë nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

“Çdo raportim që një aktivist i VETËVENDOSJE!-s e ka kërcënuar ministrin apo djalin e kryeministrit është plotësisht i pavërtetë”, kishte qenë reagimi i VV-së.

Përkundër këtyre, siç ka bërë të ditur një lexues i Telegrafit, personi i cili ka kërcënuar djalin e kryeministrit, përkatësisht Alban Morina, është arrestuar rreth mesnatës në shtëpinë e tij në fshatin Rixhevë, nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Detaje të reja nga plagosja në Çagllavicë, konfiskohen 7 gëzhoja, bastiset shtëpia e të dyshuarit

Një person ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë...

Rama paralajmëron padi ndaj Dimal Bashës e Dejona Mihalit: Duhet me i heq ata që shiten si të popullit e punojnë kundër tij

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për përplasjet e tij të...

30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka afat 30 ditë për të bërë...