Jabllanoviq: Gjakovarët fyen serbët

PUBLIKUAR

Presidenti i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq, i ka bërë thirrje kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilës, që ta dënojë ashpër “sulmin e sotëm që shqiptarët e kanë bërë kundër serbëve, të cilët kishin jetuar në qytetin e Gjakovës, e që erdhën si pelegrinë”, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Jabllanoviq, në deklaratën e tij, e ka kujtuar vizitën e tij si ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, ku i ishte ndaluar vizita në kishë nga nënat gjakovare që i kanë humbur të afërmit gjatë luftës së fundit. Ai i pati quajtur “egërsira” gratë që provuan ta ndalojnë ish-ministrin në vizitën e tij.

Sipas tij, “sulmi i radhës në Gjakovë ka për qëllim që të fyejë serbët e dëbuar nga ai qytet”, dhe se kjo “reflekton në nivelin e demokracisë që ka Kosova si dhe në tolerancën që ka për të drejtat e pakicave”.

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...