Në Kosovë mbi 112 mijë persona jetojnë me social

PUBLIKUAR

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për TM2 2015. Sipas tyre rezulton se numri i familjeve, të cilat kanë përfituar ndihmë sociale në tremujorin e dytë (TM2) 2015 ka qenë 26 947, me gjithsej 112 563 anëtarë.

Krahasuar me TM2 2014, numri i familjeve që kanë përfituar ndihmë sociale ka shënuar rënie për 2 825 familje, ose shprehur në përqindje 9.5 për qind.

“Numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës në TM2 2015 ishte 128 190. Krahasuar me TM2 2014, numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës është më i madh për 8 663 ose shprehur në përqindje 7.2 për qind”, ka njoftuar ASK-ja raporton Telegrafi.

Numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës në TM2 2015 ishte 39 047. “Krahasuar me TM2 2014, numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës është më i madh për 1 711 ose shprehur në përqindje 4.6 për qind”.

Numri i fëmijëve të braktisur në TM2 2015 ishte 7. Krahasuar me TM2 2014, numri i fëmijëve të braktisur është më i vogël për 4 ose shprehur në përqindje 36.3 për qind. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...