Themelimi dhe funksionalizimi i Asociacionit të Komunave serbe, sipas analistëve i ka shtuar Kosovës probleme shtesë për të ardhmen.
Arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe, nuk po shihet me optimizëm nga ana e njohësve politik në vend.
Politikologu Behlul Beqaj tha për Radio Kosovën se Serbia që asnjëherë nuk e ka njohur shtetin e Kosovës krijoi një instrument shtesë siç është Bashkësia e komunave serbe karshi të drejtave që i kanë gëzuar me Kushtetutën e Kosovës.
‘Thjeshtë ky instrument, Bashkësia e Komunave është krijuar dhe për pretendimet që i ka në të ardhmën do të jetë Kali i Trojës brenda shtetit të Kosovës, për ta dekompozuar shtetin e Kosovës në perspektivë’, tha Beqaj.
Beqaj thotë se ky mekanizëm thellon problemet e Kosovës:
‘Kosova me themelimin e këtij asociacioni, me funksionalizimin e tij dhe me vlerësimet që i dhanë se cfarë do të ndodhë në të ardhmen ka fituar vetëm një problem shtesë i cili do t’i shkaktojë probleme shumë më serioze se që janë aktualisht në këtë kuptim, pra ne jemi vetëm në një fillim të humnerës e cila do të vazhdon deri sa të jenë në pushtet këta të cilët humbjet i paraqesin para publikut dhe opinionet si fitore’, tha ai.
Edhe Dastid Pallaska njohës i çështjeve juridike, thotë se kjo marrëveshje krijon bazë ligjore dhe kushtetuese për krijimin e pushtetit të tretë të pushtetit ekzekutiv në Kosovë:
Ky eshte versioni me i keq i mundshmëm, thotë ai.
Pallaska konsideron se me kete po krijohet një problem i ri në Kosovë nga i cili në të ardhëm mund të reflektojë vatra të vogla të krizës.


