S’ka falje për Ivanoviqin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

PUBLIKUAR

Trupi gjykues në Mitrovicë ia ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin Oliver Ivanoviqit, i akuzuar për krime ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1999-2000.

Paraburgimi do të skadojë më 27 tetor, transmeton Indeksonline.

Ivanoviq për këtë vendim është informuar në spital, ku gjendet për shkak të përkeqësimit të shëndetit pasi që hyri në grevë urie shumëditëshe.

Ivanoviq më shumë se 15 ditë ka duruar urie, së pari në paraburgim, e më pas edhe në spitalin e Mitrovicës.

Grevën e urisë Ivanoviq e ka ndërprerë të shtunën e 22 gushtit.

Oliver Ivanoviq bashkë me katër serbë tjerë akuzohen për krime të rënda lufte gjatë viteve 1999-2000 ndaj popullatës shqiptare në Mitrovicë dhe rrethinë.

Në procesin gjyqësor që ka filluar vitin e kaluar dëshmi kanë dhënë 47 dëshmitarë dhe shumica nga ata e kanë akuzuar drejtpërdrejt Ivanoviqin dhe të tjerët se kanë kryer krime me të cilat ngarkohen.

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...