Kur të gjithë pasagjerët zbresin nga treni, Leonie Müller qëndron ulur sepse vagoni është shtëpia e saj.
E lodhur së paguari qiranë, studentja gjermane, 23-vjeçe, vendosi që të transferohet në këtë apartament të “veçantë’.
Historia e saj është treguar nga Washington Post, e cila në intervistë shpjegon arsyet se pse vendosi që të jetonte në këtë formë.

“Gjithçka nisi si pasojë e disa debateve me padronin e shtëpisë. Vendosa që nuk doja të jetoja më aty. Në të vërtetë, unë nuk doja që të jetoja askund”, tregon Müller.

Kështu Leonie, bleu një abone që e lejon të udhëtonte lirshëm në të gjithë trenat e vendit dhe e ka vënë jetën e saj në një çantë shpine, së bashku me rrobat, kompjuterin, librat e universitetit dhe disa produkte higjienike.



