Elon Musk paralajmëron teknologjinë që e lidh trurin e njeriut me kompjuterin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Elon Musk beson se njerëzit duhet të lidhen me makinat, në mënyrë që ta luftojnë forcimin e paevitueshëm të inteligjencës artificiale, raporton TheIndependent, transmeton Gazeta Express.

Në një deklarim në Twitter, Elon Musk themeluesi i SpaceX dhe Tesla tha se teknologjia nga kompania e tij e re Neurolink, do të vijë “së shpejti”

Musk ende nuk ka dhënë më shumë detaje se kur kjo pajisje do të vijë, dhe si do të funksionojë.

Neurolink më herët kishte paralajmëruar një produkt që në mënyrë efektive do ta lidhë trurin e njeriut me kompjuterët, përmes një çipi të vogël.

Në nëntorin e kaluar, Musk tha se kjo teknologji do të përfshijë një “elektrodë në lidhjet neurale, në një mikro nivel”.

Më specifikisht, do të jetë një ‘çip’ dhe disa tela të cilat do të ngjiten në kafkën e njeriut përmes një operacioni të vogël.

“Aspiratat afatgjata të Neurolinkut do të jenë që të arrijë simbiozën me intelegjencën artificiale, dhe të arrijë një lloj demokratizimi të intelegjencës, sepse sot është shumë monopolistike, dhe kontrollohet nga qeveritë dhe kompaniët e mëdha” kishte thënë Musk.

“Besoj se mund të bëhet, dhe me gjasë brenda një dekade” shtoi ai.

Një teknologji e tillë do të sillte ndryshime rrënjësore sa i përket zhvillimit të intelegjencës artificiale. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...