Kryetari i Graçanices, Vlladeta Kostiq, ka thënë se ka dëshirë ta ndajë Kosovë, por sipas tij kjo gjë është e pamundur.
“Nuk po dua t’i gënjej shikueset tuaj se mua me vjen keq që nuk është e mundur të ndahet Kosova. Por, me qenë se janë katër komuna në një vend dhe gjashtë në një ven tjetër, që s’kanë lidhje territoriale, nuk është e mundur ndarja e Kosovës”, ka thënë ai.
Kostiq tha po ashtu se tashmë Asociacioni i Komunave serbe, me Marrëveshjen e Brukselit i ka fituar katër kompetenca shtesë në arsim, shëndetësi, në zhvillimin ekonomik rural, si dhe ne planifikimin hapësinor. Ndërsa, shton se nuk e kupton pse duhet me i kundërshtuar këto kompetenca.
Kostic paralajmëron se mundet me pas ekzod masiv të serbëve të Kosovës, nëse nuk e kanë të drejtën e tyre për me vendose në çështjet ma të rëndësishme për jetë. /Rrokum/


