Visar Ymeri: Mustafa e Thaçi ta refuzojnë takimin për “Zajednicen”

PUBLIKUAR

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi që ta refuzojnë takimin e së martës me Vuciqin e Daçiqin për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas Ymerit, ky asociacion, e paralizon funksionimin e shtetit të Kosovës.

Ymeri thotë se me decentralizimi çintegroi edhe formalisht territorin e Kosovës.

Lexojeni të plotë postimin e Ymerit në Facebook:

“Me rregullimet institucionale e territoriale që dalin nga Plani i Ahtisaarit Republika e Kosovës është sjellë buzë pamundësisë reale edhepse e realizuar formalisht. Asnjë vendim sovranizues nuk po mund ta marrin institucionet e Kosovës pa miratimin edhe të Beogradit. Kështu edhe pas mbikëqyrjes mbetemi të kushtëzuar.

Decentralizimi etnik e ç‘integroi edhe formalisht territorin. Jo që nuk u shtrinë në veri, por institucionet e Kosovës gradualisht u tërhoqën nga të gjitha komunat e reja me shumicë serbe.

Republika me (republikë brenda) Zajednicë pamundësohet edhe formalisht. Rrjedhimisht pamundësohet shtetndërtimi e zhvillimi. Ndërkohë që Serbisë i mundësohet kontrolli i vazhdueshëm politik (fuqizimi i faktorit politik të kontrolluar nga Beogradi e të shtrirë edhe në institucionet tona) e faktik (kontroll mbi resurset natyrore, ekonomike e financiare, mbi çështjet sociale, e të sigurisë) po përmes Zajednicës.

Prandaj Vuçiqi e Daçiqi e presin me padurim takimin e së martes. Prandaj Mustafa e Thaçi do të duhej ta refuzonin kategorikisht këtë takim dhe këtë Zajednicë. Këta në asnjë mënyrë nuk lejohen ta mendojnë Kosovën sikur Vuçiqi e Daçiqi, e aq më pak të veprojnë ashtu siç kërkojnë ata”, (sic.), ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Postoi video me armë zjarri, arrestohet një person

Gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka pranuar...

Skenderaj me protestë kundërshton dënimin e krerëve të UÇK-së

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër...

“UÇK, UÇK”, “Duam liri, duam drejtësi”, studentët marshojnë në sheshin e Prishtinës

Me thirrjet “UÇK, UÇK”, “Jo në emrin tonë”, “Duam liri” dhe “Duam drejtësi”, studentë kanë...