Kusari: Sjellja e Maqedonisë ndaj sirianëve e njëjtë si ndaj kosovarëve

PUBLIKUAR

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka kujtuar luftën e Kosovës dhe tmerrin që shqiptarët e kanë përjetuar teksa tentonin të iknin nga dhuna serbe. Ajo rikujton këto skena duke aluduar tek rasti i fundit të sjelljeve të policëve Maqedonas kundrejt emigrantëve, pamje këto që paraqisnin një realitet tmerrues.

“Ende i kemi të freskëta pamjet e ushtarëve maqedonas që shtyenin dhe goditnin shqiptarët e Tetovës dhe Gostivarit me kondak të pushkës, vetëm se ata ndanin bukë për shqiptarët e Kosovës të cilët kishin ikur nga dhuna serbe, vetëm për të arritur në Bllacë dhe për t’u ballafaquar me një tjetër dhunë në Mars të 1999-tës”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Atëherë, sipas saj, u desht intervenimi i Bashkësisë Ndërkombëtare, sjellja e asistencës për Maqedoninë, për të arritur t’i largojnë shqiptarët nga balta e Bllacës dhe t’i transferojnë ata nëpër kampet brenda territorit të Maqedonisë.

“Edhe në kampe ishte ushtria maqedone ajo që ruante përtej rrethojave, për të mos i lënë shqiptarët etnik të dalin nëpër Maqedoni nga frika se prishej bilanci etnik i shtetit”, ka vazhduar ajo më tej shkrimin.

Kusari-Lila, thekson se Maqedonët janë mësuar të tregtojnë/përfitojnë nga refugjatët.

“Llastimi i shtetit nga Bashkësia Ndërkombëtare atëbotë për të bindur të bëjnë minimumin për refugjatët nga Kosova, nuk e ndihmoi aspak demokratizimin e tij. Në të kundërten, tregoi se pas 16 viteve është po ai shtet i pashpirt, i pashpresë vet”, ka shtuar ajo.

Ajo thotë se refugjatët Sirianë sot, kanë ikur nga vdekja dhe represioni brutal dhe një shtet i cili nuk e kupton vlerën minimale të jetës që duhet shpëtuar, nuk e di a e meriton shtetësinë.

“Si refugjate dikur, e dijë se nuk ka ndjenjë më të trishtë dhe nuk ka nënçmim dhe dëshprim më të madh se ndjenja e pashpresë e refugjatit. Por, edhe nuk ka poshtërsi më të madhe se sjellja e dhunshme e autoriteteve maqedone ndaj shqiptarëve dikur dhe sirianëve sot”, ka shkruar Kusari-Lila.

“Bashkimi Evropian duhej të reagojë dje, sot gjithsesi, nesër mund të jetë vonë”.

Kusari vlerëson se nuk duhet lutur Qeverinë Maqedone për të ndihmuar Sirianët, duhet sanksionuar se nuk e bëjnë një gjë të tillë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...

DhTIK: Shitjet e prodhuesve kanë rënë deri në 20%, rrezikohen vendet e punës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mbajtur një takim me bizneset anëtare nga...

Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në...