“Në shtetet e ish-Jugosllavisë udhëheqin spiunë të UDB-së”

PUBLIKUAR

Shumë prej njerëzve që qëndrojnë në pozita të larta drejtuese në shtetet e ish-Jugosllavisë kanë qenë funksionarë dhe bashkëpunëtorë të Policisë sekrete jugosllave (UDB).

Kështu deklaron Josip Manoliç, ish-funksionar i UDBA-s, në një intervistë për “Dnevni Avaz”, transmeton INA.

Manoliç, që njihet edhe si bashkëpunëtor i ish-presidentit të ndjerë kroat Franjo Tuxhman, në kujtimet e tij të shkruara zbulon se në të gjitha shtetet e dala nga ish-federata jugosllave, disa bashkëpunëtorë të UDBA-s janë në pozita të larta shtetërore.

Sipas tij, UDBA-ja ka lënë gjurmët e saj në çdo shtet dhe njerëzit e saj janë të fuqishëm në politikë e biznes.

SHIKO MË SHUMË

Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në...

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...