Ymeri fton gjilanasit ta kundërshtojnë “Zajednicën”

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në ceremoninë e 10 vjetorit të themelimit të kësaj lëvizje në Komunën e Gjilanit, u ka bërë thirrje banorëve të atjeshëm që ta kundërshtojnë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, apo siç e quan LVV, “Zajednicën”.

Sipas tij, kjo ide e krijimit të bashkësisë serbe në Kosovë, nuk ka tjetër qëllim, pos ta shtrijë ndikimin edhe më të madh të Serbisë brenda sovranitetit shtetëror.

“Lëvizja në Gjilan ka 20 gushtin si datë të themelimit saj. Mirëpo, angazhimi politik i aktivistëve nëpër aksione të ndryshme politike ka ndodhur shumë para kësaj date, duke kundërshtuar kështu decentralizimin etnik që bëhej në Kosovë në përgjithësi, dhe në Anamoravë në veçanti. Pra, angazhimi politik i ka paraprirë organizatës. Decentralizimi që kundërshtonim që atëherë, është veç faza e parë e “Zajednicës” që duan ta bëjnë tash. Është faza e parë e krijimit të këtij entiteti të pavarur brenda Kosovës, porsi Republika Serbe në Bosnje, që ia pamundëson shtetit të Kosovës kontrollin në një pjesë të territorit, si dhe ia pamundëson sovranizimin dhe zhvillimin”, ka thënë Ymeri gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve.

“Ai në fund u bëri thirrje qytetarëve të Gjilanit që të bashkohen, dhe të angazhohen me gjithë potencialin në kundërshtim të projektit të “Zajednicës”, projekt ky që qëllim kryesor ka paralizimin e shtetit të Kosovës dhe rritjen e kontrollit të Serbisë brenda Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga zyra e Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...