Rusia i quan kërcënim stërvitjet e NATO-s

PUBLIKUAR

Ligjvënësit rusë janë duke i quajtur stërvitje më të mëdha ajrore në Evropë, të cilat po kryhen nga vendet e NATO-s, më shumë si kërcënim se sa si stërvitje mbrojtëse.

Në këto stërvitje po marrin pjesë rreth 5,000 ushtarë nga 11 vendet e NATO-s, që do të fluturojnë mbi Gjermani, Bullgari dhe Rumani. Ato kanë nisur nga 15 gushti dhe do të vazhdojnë deri më 13 shtator.

Në njoftimin e 18 gushtit të ushtrisë amerikane, thuhej se këto stërvitje kanë për qëllim demonstrimin e “gatishmërisë së lartë” për të mbajtur “një siguri të lartë në Evropë”.

Por Vladimir Komoyedov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes në Dumën ruse, ka thënë se përgjigja e Rusisë ndaj këtyre ushtrimeve, është se do të mbajë forcat e saj “në gatishmëri”.

Konstantin Kosachyov, kreu i Komitetit për Çështje Ndërkombëtare në Këshillin Federal, ka thënë se stërvitjet janë nxitje për përshkallëzim të luftimeve në lindje të Ukrainës.

“Këto stërvitje, të kryera nga NATO-s janë të barasvlershme me kryerjen e një operacioni për të mbuluar apo mbështetur një tjetër aventurë të Kievit”.

Ai tha se këto stërvitje, më shumë e minojnë sigurinë në Evropë se sa e rrisin atë./rel

– See more at: http://lajmi.net/rusia-i-quan-kercenim-stervitjet-e-nato-s/#sthash.CaKw3Nl5.dpuf

SHIKO MË SHUMË

Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në...

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...