Emërohet kreu i ri i UNMIK-ut në Kosovë

PUBLIKUAR

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka emëruar kreun e ri të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, përkatësisht Përfaqësuesin e Afganistanit në Kombet e Bashkuara.

Tanin do të marrë këtë pozitë duke filluar nga 31 gushti, kur do të zëvendësojë ish-shefin e UNMIK-ut Farid Zarif, shkruan Novosti, transmeton Telegrafi.

Përveç se ishte në disa seanca të OKB-së nënkryetare e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Tanin, siç shkruan në biografinë e tij, ka punuar edhe si producent dhe redaktor në Radio BBC, por edhe si studiues në fushën e lëmisë së Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Universitetin e Londrës.

Kreu i ri i UNMIK-ut u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Kabul. Ai u lind në vitin 1956, ndërsa është i martuar dhe ka dy fëmijë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në...

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...