Vrasja e 14 serbëve në Grackë: A është edhe ky rast i Gjykatës Speciale? (Video)

PUBLIKUAR

Edhe gjashtëmbëdhjetë vite pas përfundimit të luftës, udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të vazhdojnë të përballen me drejtësinë nën dyshimin për përgjegjësi për krime të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës.

Krimet e kryera ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë nga ana e forcave militare dhe paramilitare serbe, bën që pas përfundimit të luftës të shënohen raste të hakmarrjes ndaj civilëve serbë, transmeton lajmi.net.

Një rast i tillë mund të jetë edhe ai i fshatit Grackë të Lipjanit ku u vranë 14 meshkuj të nacionalitetit serb gjatë kohës kur po bënin korrjen e grurit në arat e tyre.

Kjo vrasje në atë kohë është raportuar gjerësisht nga mediat ndërkombëtare. Së fundi, një kronikë e asaj kohe është publikuar edhe në arkivin e videove në internet të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve AP.

Ky krim mund të jetë bërë në formë krejtësisht të paorganizuar. Por, ky dhe krime të tjera të tilla kanë bërë që bashkësia ndërkombëtare të kërkojë krijimin e një gjykate e cila do t’i gjykonte krimet të cilat pretendohet se janë kryer nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...