Gjermania e ka ndaluar ngarkimin e fotografive të ushqimit – në rrjetet sociale

PUBLIKUAR

Oktoberfesti nuk është aq afër, por nëse keni vendosur të shkoni, mos fotografoni ushqimet tradicionale gjermane për t’i ngarkuar në rrjetin social, sepse kjo është ilegale.

Fotografitë e ushqimit, janë shumë të popullarizuara në rrjete sociale. Nën thurjen #foodporn, shohim ushqime të ndryshme, që vinë nga të gjitha anët e botës.

Por, më nuk do të shohim diçka të tillë, të fotografuar në Gjermani, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2013, Gjykata Federale e Drejtësisë ka vendosur se ushqimi është pronë artistike e krijuesit. Kjo do të thotë së ju duhet të pyesni kuzhinierin, para se ta fotografoni dhe ta ngarkoni në rrjetin social.

Nëse dëshironi të fotografoni ushqimin e vendit ku drekoni, duhet të pyesni fillimisht pronarët, qoftë edhe nëse është për Instagram.

Sidoqoftë, ueb-faqja gjermane Anwalt.de, e cila merret me çështje ligjore, ka thënë se edhe ushqimi konsiderohet art, shkaku i dizajnit që i bëhet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...