Ministri Hyseni viziton sot Novobërdën dhe Kamenicën

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në kuadër të vizitave të tij që është duke i bërë nëpër komunat e Kosovës sot do të vizitojë komunën e Novobërdës dhe Kamenicës.

Siç thuhet edhe në komunikatën për media të kësaj ministrie, Hyseni gjatë vizitës në Novobërdë, do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Svetislav Ivanovic dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Vizita do të realizohet gjatë orës 11:00. Ndërsa, në ora 13:00, ministri Hyseni do të takohet me kryetarin e komunës së Kamenicës, Begzad Sinani dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...