BIK dënon sulmin në Zelandë të Re: Terrorizmi, sfida kryesore në botën moderne

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon ashpër sulmin terrorist të ndodhur në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, në të cilin u ekzekutuan 49 besimtarë myslimanë dhe u plagosën 48 të tjerë  që ishin duke falur namazin e xhumasë.

“Dënojmë fuqishëm këtë sulm terrorist të kryer me gjakftohtësi e paramendim ndaj besimtarëve të pafajshëm, të cilët në momentin e krimit ishin duke iu lutur Krijuesit të Gjithësisë. Ekzekutimi i njerëzve që i përkasin një besimi apo një etnie tjetër, parqet një akt terrorist kundër njerëzimit, vlerave humane dhe atyre hyjnore. Tashmë terrorizmi është një nga sfidat kryesore të botës moderne, ndaj të cilit bota e lirë duhet të jetë unike dhe e pakompromis, në luftën kundër kësaj të keqeje që ka marrë përmasa globale”, thuhet në reagimin e BIK-ut.

Me këtë rast, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës bashkëndien dhembjen me familjarët e viktimave të cilave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.

“Lusim Zotin që viktimat e këtij akti terrorist ti mëshiroj, ndërsa  aktet të tilla të dhunës e terrorit të mos përsëriten askund në botë”, thuhet tutje në reagim.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...