Lypsarët në Prishtinë po shqetësojnë qytetarët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Shumica prej lëmosh kërkuesve janë të mitur, në vitin 2018 janë evidentuar 148 raste, raporton T7

Lutje të tilla qytetarët dëgjojnë çdo ditë dhe pothuajse në çdo pjesë të kryeqytetit.

Ky është vetëm një nga personat që ka zënë vend në një nga sheshet e Prishtinës dhe po kërkon lëmoshë.

E si ky, janë edhe qindra të tjerë .

Dalja e tyre në rrugë u është bërë e përditshme e qytetarët thonë se janë në hall me lëmoshëkërkuesit.

E shumica nga ata që kanë zgjedhur këtë mënyrë mbijetese, janë të mitur.

Këtë e konfirmojnë edhe në Policinë e Kosovës.

Policia në Prishtinë i ka thënë televizionit se gjatë vitit të kaluar, kanë evidentuar 148 lëmoshë-kërkues, prej tyre 91 meshkuj e 57 femra.

Çështja e lypsarëve është bërë temë hulumtimi edhe në Zyrën e Avokatit të Popullit.

Në këtë të fundit po kryhet një raport në lidhje me gjendjen e fëmijëve-lypsarëve në Kosovë.

Sipas Edona Hajrullahut, zëdhënëse e kësaj zyre, statistikat janë shqetësuese.

Hajrullahu i ka treguar dy arsyet që po i shtyjnë fëmijët të dalin në rrugë.

Ndryshe,  gjatë vitit 2018, 30 lypsare kanë rënë ndesh me ligjin.

Ndaj tyre janë bërë edhe kallëzime penale në Prokurori.

 

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...