Në shtator, targa provuese për automjetet e Serbisë

PUBLIKUAR

Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se muajin e ardhshëm (në shtator) do të kërkojnë që pala serbe t’i largojë nga aplikimi tabelat “Proba” për qytetarët e Kosovës, në të kundërtën, sipas saj, edhe Kosova do të aplikojë tabela të njëjta për qytetarët e Serbisë.

Këto komente Tahiri i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se çështja e përdorimit të këtyre nuk është në kuadër të Marrëveshjes së arritur në Bruksel për Policat e Sigurimeve, por është në kuadër të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë.

Sipas saj, me zbatimin e Marrëveshjes për Policat e Sigurimeve kosovarët gjatë kalimit në Serbi nuk do të kenë më nevojë të paguajnë sigurim 105 euro për një muaj apo 600 euro për një vit, siç ka qenë deri më tani. Madje, ka thënë se kosovarët do të mundë t’i shfrytëzojnë policat e njëjta që paguhen për Maqedoni dhe e cila kushton rreth 40 euro për një vit.

Sipas Tahirit ,fillimi i zbatimit të Marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Policave të Sigurimeve, përkatësisht sigurimit të automjeteve në mes të dyja shteteve është një përparim në lëvizjen e lirë për qytetarët e të dyja shteteve. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...