Sharon Stone fotografohet krejt e zhveshur (Foto, +18)

PUBLIKUAR

Ylli i filmit “Basic Instinct” dhe “Casino”, Sharon Stone është fotografuar krejt e zhveshur për kopertinën e numrit shtator të revistës amerikane të modës “Harper’s Bazaar”.

Në shërbimin fotografik të realizuar për revistën ku jep dhe intervistë, aktorja shpjegon edhe zgjedhjen e bërë për t’u fotografuar e zhveshur në moshën 57 vjeçare.

“Në një moment të caktuar nis të pyesësh veten se çfarë është vërtetë seksi. Do të thotë të jesh e vetëdijshme për veten tënde, të argëtohesh dhe të pëlqesh veten mjaftueshëm. Nëse të besosh se seksi është ajo që isha të “Basic Instinct”, do kishim të gjithë një ditë të keqe”, thotë Stone.

Aktorja shihet krejt pa rroba, ndërsa qëndron majë takave. Në një foto tjetër, e ulur ajo mbulon me duar dhe këmbë hiret e saj, ndërsa ka të vendosur një varëse. /Telegrafi/

sharon 1sharon 2sharon 3

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...