Kosova duhet t’i mbajë zgjedhjet këtë vit

PUBLIKUAR

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se për të shpëtuar nga qeverisja e keqe e Isa Mustafës janë zgjedhjet e reja, të cilat, sipas tij, duhet të mbahen këtë vit, në gjysmën e muajit tetor.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në këto zgjedhje AAK-ja, Vetëvendosje dhe Nisna të shkojnë me një listë të përbashkët.
Haradinaj për ‘Epokën e re’ tha se kjo ide, është duke u diskutuar ndërmjet tre liderëve opozitarë.

Kreu i AAK-së ka thënë se Gjykata Speciale ka qenë eksperiment i panevojshëm për Kosovën.

Kjo gjykatë, sipas tij, mund t’i ketë shkuar për shtati vetëm kryeministrit Isa Mustafa.

Duke folur për dialogun që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj ka thënë se Kosova është duke humbur kohë në këtë proces. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...