Kerry: Ka shumë mundësi që po m’i lexojnë email-et, por unë e di se çfarë shkruaj

PUBLIKUAR

Sekretari i Shtetit, John Kerry, ka deklaruar gjatë një interviste për “CBS” se “ka shumë mundësi” që rusët dhe kinezët janë duke i lexuar email-et e tij.

Kohët e fundit, mediat amerikane kanë raportuar për disa sulme të “hacker”-ëve rusë dhe kinezë në postat elektronike të zyrtarëve të administratës Obama.

Prandaj, gjatë pyetjes së gazetarit, nëse Kerry mendon se janë duke iu lexuar email-et nga rusët dhe kinezët, ai ka dhënë këtë përgjigje.

“Ka shumë mundësi. Ata kanë cenuar një numër interesash amerikane gjatë ditëve të shkuara. Gjithsesi unë e di se çfarë shkruaj në email-e”, u shpreh Kerry.

Megjithatë, Sekretari i Shtetit është shprehur se Shtëpia e Bardhë nuk është duke u kursyer aspak kur vjen puna te siguria kibernetike, duke shpenzuar miliona “ashtu siç po bëjnë të gjithë” sipas tij, ndërsa ka paralajmëruar se spiunazhi kibernetik mund të ngrihet si çështje për diskutim edhe në nivele të larta. /Top Channel/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...